‘Të kisha jetuar në fshat isha dal patjetër me luftu’- Xuxi flet për periudhën e luftës (VIDEO)

Xuxi u ka shpjeguar banorëve se pse nuk ka luftuar në vitin 1999 për vendin.

Sipas të njëjtit, ai nuk ka luftuar pasi thotë se lufta është zhvilluar në zona rurale dhe jo në qytet.

“Në Kosovë lufta është bërë më shumë në fshatra, në zona rurale, në male, në qytete luftë nuk ka pasë. Sikur unë të kisha jetuar në fshat, shumë më i sigurt do të isha me dalë në mal me ka pushkën, se me nejt në shtëpi në fshat”, u shpreh Xuxi.

Tutje ai tha se po të kishte jetuar në fshat patjetër do të luftonte, transmeton Klankosova.tv.

“Mu më ka zënë lufta në Pejë. Isha me një qytet që se kam njohur askënd përveç familjes së gruas…Nuk kam pasur guxim t’i besoj askujt në Pejë, po të isha në Prishtinë, shoqëria jem me dal me luftu e unë mos me dalë, s’kish pas shanc të ndodhë, më kish ardhë marre pas luftës me u ballafaqu me shoqëri. ”, tha ai.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme: