Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi që opozita shqiptare duke aluduar në BDI-në nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës. Pra, sipas tij opozita është në ethe nga përgjegjësia para drejtësisë. “E them me plotë përgjegjësi që opozita fare nuk e ka telashe çështjen e gjuhës. Ata e kanë telashe që duhet të dalin para drejtësisë e për këtë veçse kanë marrë sinjalet e para”, tha Taravari. Ai gjithashtu shtoi se po ta kishin pasur këtë brengë do ta kishin zgjidhur këtë çështje me Sali Murat. “Ata po ta kishin pas hallin e gjuhës shqipe këtë çështje do ta kishin mbyllur me deputetin e tyre aktual, Sali Murat, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kështu që BDI e ka vetëm blof për të defokusuar nga përgjegjësia e drejtësisë”, përfundoi Taravari.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bexheti – Stoillkoviqit: Ti ministër i Republika Srpska, Stoilkoviq: S’punohet më veç për shqiptarët
- Kongresmeni Self i paraqet rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve për anëtarësimin e Kosovës në NATO – detaje
- Kallëzim penal ndaj gjashtë stomatologëve në Maqedoninë e Veriut – Policia financiare i akuzon për shpërdorim të detyrës
- E dhimbshme, mërgimtari 30 vjeçar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
- Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim mjekësor jashtë vendit
- Shilegov: Si mendon LSDM të fitojë zgjedhje kur përçahet me anëtarët e vet më të spikatur
- Abdixhiku pas takimit me Vjosa Osmanin: Shpejt do të vijmë me lajme të mira
- Kamçev nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e 1.5 milionë eurove në rastin “Reket”
- Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
- Dimitrovski: Ndryshimet kushtetuese vetëm me garanci për identitetin dhe reciprocitet për maqedonasit në Bullgari