Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi që opozita shqiptare duke aluduar në BDI-në nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës. Pra, sipas tij opozita është në ethe nga përgjegjësia para drejtësisë. “E them me plotë përgjegjësi që opozita fare nuk e ka telashe çështjen e gjuhës. Ata e kanë telashe që duhet të dalin para drejtësisë e për këtë veçse kanë marrë sinjalet e para”, tha Taravari. Ai gjithashtu shtoi se po ta kishin pasur këtë brengë do ta kishin zgjidhur këtë çështje me Sali Murat. “Ata po ta kishin pas hallin e gjuhës shqipe këtë çështje do ta kishin mbyllur me deputetin e tyre aktual, Sali Murat, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kështu që BDI e ka vetëm blof për të defokusuar nga përgjegjësia e drejtësisë”, përfundoi Taravari.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhiti: Shkupi sonte flet shqip përmes artit, në nder të pavarësisë së Kosovës
- Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit Kurti
- Azizi: Qeveria solli vendim, kontrolle të jashtëzakonshme ndaj të gjitha kompanive për prodhimin e kanabisit mjekësor
- Çlirim Peka: Rama edhe dy orë është në pushtet, dilni njerëz nga shtëpia
- Snopçe: Qeveria ta zgjidhë çështjen e provimit të jurisprudencës sipas modelit të Kosovës, Fillkov duhet të shkarkohet
- Lavdia si mjegull dhe dështimi që shpallet sukses
- Jetë në prag të vdekjes: Babë e birë të braktisur nga shteti jetojnë në kushte çnjerëzore në Gostivar (VIDEO)
- Kasami: Lufta e UÇK-së është pjesa më e ndritshme e historisë sonë kombëtare
- Gjykata Speciale ka liruar edhe Bashkim Smakaj e Fadil Fazliun
- OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar!