Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union.
“Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillojnë negociatat, sepse vazhdojmë të mendojmë se për Maqedoninë nuk ka tjetër opsion përveç rrugës evropiane e cila është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në RMV”.
I pyetur rreth kërkesës së VLEN-it që procesi i negociatave të fillojë deri në fund të dhjetorit, Taravari tha se, ky ka qenë një ndër parimet kryesore të programit të tyre, megjithatë ai tha se, çfarë do lloj kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh numrin e deputetëve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Lavrov: Përpjekjet për ta çuar çështjen palestineze në bllokim, “trendi kryesor” në Lindjen e Mesme
- Pacolli: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon ta bëjë tribunalin të njëanshëm e të pabesueshëm
- Gashi për provimin e jurisprudencës në shqip: Ligji për gjuhët duhet të respektohet dhe të sigurohet dygjuhësia
- Protesta e LSM-së bllokon Kuvendin: Gashi u kërkon deputetëve të gjejnë mënyra për të mbërritur në seancë
- Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
- Arrestohen katër personat nga Kumanova që sulmuan sekretarin e KF Bashkimi 1947
- Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia pas më shumë se një viti
- Fetai: Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë
- Gjorgjievski: Kalimi ilegal në Bitpazar do të largohet, përfshi edhe biznesin
- Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit