Sulmoi gruan dhe më pas edhe efektivët e policisë, arrestohet 41 vjeçari në Tetovë

Me datë 22.12.2024 në ora 21:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.K. (41) nga Tetova, për të cilin gruaja e tij 36-vjeçare ka raportuar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive. Gjithashtu, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht efektivët e policisë që po kryenin veprimet zyrtare në lidhje me ngjarjen. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo