Sulmi tronditës me thikë në një shkollë fillore në Zagreb, një nxënës vdes ndërsa pesë të tjerë dhe mësuesi mbesin të plagosur
Një adoleshent ka plagosur një mësues dhe gjashtë nxënës në një shkollë fillore në Zagreb.
Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në shkollën fillore “Preçko”, ku një adoleshent ka hyrë brenda objektit dhe ka sulmuar me thikë një mësues dhe gjashtë fëmijë.
Mësohet se njëri nga nxënësit e plagosur ka vdekur.
Ndërsa sulmuesi më pas ka plagosur veten.
“Sot, më 20 dhjetor, në një institucion arsimor në zonën e Preçkos, një i ri ka plagosur me një mjet të mprehtë një mësues dhe disa nxënës. Sulmuesi është nën vëzhgimin e policisë. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore”, ka deklaruar policia.
Një helikopter është ulur në afërsi të shkollës për t’u dalë në ndihmë viktimave të sulmit.
Siç raportojnë mediat kroate, sulmuesi është rreth 15 vjeç.
Tani, policia ka rrethuar shkollën nga të gjitha anët ndërsa detaje tjera nuk janë bërë të ditura.