Specialja/ Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar me fletëthirrje për paraqitjen e parë në Hagë
Specialja ka njoftuar se ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar me fletthirrje për paraqitjen e parë në Hagë.
Dje, gjatë gjithë ditës, Kuçit i është bastisur shtëpia.
Kujtojmë se Kuçi është avokat i licencuar nga Haga dhe ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit.
Gjykata Speciale e Hagës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se Gjyqtarja e Procedurës Paraprake të Hagës ka konfirmuar aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas ka lëshuar katër fletarrestime dhe fletëthirrje.