Sot seanca e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sot në vendin tonë mbahet seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të fillojë nga ora 11:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit e grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja shteteve.

Sipas agjendës është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kjo mbledhje e përbashkët do të përmbyllet me fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.