Sot festohet Krishtlindja

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës, njofton Klankosova.tv.

Për të krishterët në Kosovë dhe rajon, kjo ditë kremtohet me meshë në kisha dhe mbledhje familjare, ku dhurohet dashuri dhe bëhen urime për paqe e mirësi.

Ndryshe, mbrëmë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes, ku tha se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet të ekzistojë.

“Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plotë urrejtje. Sa lufta ka që e kanë përfshirë botën sot, sa njerëzit janë duke humbur jetët, vetëm prej urrejtjes, dhe si sot askush nuk mendon për paqen”, është shprehur ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo