Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovës do të vendosë një regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 05.00 të mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare.
Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i Bërvenicës deri te Universiteti i Tetovës, pastaj në bulevardin e ,,Ilindenit”, nga kryqëzimi me rrugën ,,Kthesa e Bërvenicës deri tek Xhamija e Larme, përgjatë rrugës ,,Kiro Ristoski – Drnc”, rrugën e ,,Lubotenit” deri tek Arabati Baba Teqe, pastaj rruga ,,Gjorçe Petrov” dhe ,,Vëllezërit Miladinovi”. Më pas në bulevardi “Vidoe Smilevski Bato” nga rrethrrotullimi me bulevardin e ,,Ilindenit” deri te rruga “Fushtanska” dhe anasjelltas duke vazhduar në drejtim të Shkollës private ,,Marif”.
Automjetet që do të gjenden të parkuara në parkingje të shënuara do të merren me anë të merimangës dhe pronarët do të mund t’i largojnë pa asnjë dëmshpërblim, ndërsa ato mjete që do të merren nga parkingjet e paligjshme do të përballen me parashtresat ligjore. Gjithashtu, në të gjitha rrugët e tjera të qytetit, ku parkimi tashmë është i ndaluar, automjetet do të sanksionohen dhe tërhiqen për të siguruar lëvizjen nërmale dhe të sigurt të pjesmarrësve të tjerë të rrugës.
SPB Tetovë apelon qytetarët të hënën – 23 dhjetor – të mos drejtojnë automjete në zonën qendrore pa nevojë më të madhe dhe imediate dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rikthehen zjarret në deponinë e Haraçinës, tymi dhe era e keqe “ngulfatin” banorët
- Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashëgimia e tij do kujtohet me mirënjohje të përhershme
- Nga muaji Maj mbi 300 ilaçe do të jenë më lirë
- Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel
- Sulejmani: Në Zhelinë po nisim një fazë të re të konsolidimit dhe fuqizimit të Degës së BDI-së
- Rrihet taksisti në Shkup pasi refuzoi të merrte më shumë pasagjerë se sa lejohet
- Thaçi: Më vjen keq që Albright, Holbrooke e Dole s’janë më me ne, do të ishin dëshmitarë të jashtëzakonshëm në Speciale
- Dauti: Ky nuk ishte presioni i parë ndaj meje si deputete, më kanë ftuar edhe në gjykatë! (VIDEO)
- Ali Ahmeti: Ndajmë dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel
- Thaçi: Pa rezistencën e popullit dhe pa ndërhyrjen e NATO’s, Kosova nuk do të ekzistonte sot