Ski-qendra “Kodra e Diellit, nga sot hap sezonën e skijimit, dita e parë do të jetë falas

Nga sot do të vëhet hapja e sezonës së skijimit në ski-qendrën Kodra e Diellit.

Me njoftim ka dalë ski-qendra ku thuhet:

Të nderuar vizitorë,

Ju njoftojmë se nga nesër, 13.12.2024 (e premte), fillon zyrtarisht sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”.

Tradicionalisht, dita e parë (e premte) është ditë promovuese.
Ski-biletat janë FALAS për të gjithë vizitorët.
Orari i punës, ditën e premte, është nga ora 10:00 – 14:00.

Nga e shtuna, Qendra e Skijimit do të funksionojë me çmime të rregullta të ski-biletave dhe orar të rregullt pune.
Ski-ashensorët dhe teleferikët: nga ora 08:45 deri në 15:30.
Biletaritë: nga ora 08:00 deri në 16:30.

Ju mirëpresim që së bashku të shënojmë fillimin e një sezoni tjetër të suksesshëm të skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”!