130 persona kanë humbur jetën në aksident të komunikacionit vitin e kaluar. Siguria në komunikacion rrugor akoma është në nivel të ulët. Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor paralajmërojnë se komunikacioni gjatë festave është në rrëmujë, andaj apelojnë që të vozitet me përgjegjësi. Kryetari i këtij institucioni, Goran Angelovski, apelon që të respektojnë rregullat në komunikacion, ndërsa rekomandon që mos të përdoren automobilat në momentin që shoferi është në gjendje të alkoolizuar.
“Të dhënat nga statistika e zezë dhe përvoja nga vitet e kaluara tregon se nga vitet e kaluara në mënyrë të konsiderueshme rritet intensiteti i komunikacionit, ndërsa paralelisht me të rritet edhe numri i aksidenteve të komunikacionit. Një nga arsyet për gjendjet e tilla gjatë kohës së festave është fakti që këto ditë në mënyrë të madhe rritet numri i vozitësve të cilët drejtojnë mjetet motorike nën ndikimin e alkoolit. Në këtë periudhë të mbledhjeve familjare dhe festimeve që e bëjnë jetën më të mirë, mundet shumë shpejt të përfundojë tragjikisht si rezultat i vozitjes nën ndikim të alkoolit, që është shkaku kryesor për më shumë se 25% nga fatkeqësitë e komunikacionit me pasoja fatale. Shijoni festat, festoni në mënyrë të përgjegjshme, vozitni sigurt! Nëse konsumoni alkool, mos drejtoni automjet!”, – deklaroi kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Goran Angelovski.
“Vozitni me përgjegjësi! Siguria në komunikacion duhet të jetë magjia juaj festive.”, porosit Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.