Shpërthen rafineria në Firence, dy të vdekur

2 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një depo në pronësi të grupit italian të energjisë Eni afër qytetit italian të Firences.

4 persona rezultojnë ende të zhdukur ndërsa nga të plagosurit dy janë në gjendje më të rëndë.

Autoritetet italiane u kanë kërkuar banorëve të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të mos i afrohen zonës. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi janë evakuar edhe ndërtesat pranë.

Shpërthimi ndodhi në një zonë të përcaktuar si pikë ngarkimi ku cisternat mbushen me karburant.