Në Universitetin e Tetovës është shpalosur mozaiku kushtuar figurës historike të themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani. Kjo vepër është përgatitur nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës dhe është shpalosur në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës. Drejtuesit e UT-së vlerësuan se kjo vepër artistike e përjetëson kontributin e Rektorit të parë të Universitetit, për arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe mbetet orientim për të tashmen dhe të ardhmen e studentëve dhe të inteligjencës së vendit tonë e më gjerë.
Vepra e realizuar është në formën e një polyptihu (mozaiku), me një pëlhurë në qendër të kompozimit dhe 30 piktura të lidhura si mozaik. Në qendër të kompozicionit është figura e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës me qëndrimin e tij të njohur, me duar hapur me laps dhe fletore. Portreti i tij paraqitet në personazhin e studiuesit, i butë me krenarinë dhe vizionin që depërton në shpirtrat tanë njerëzorë e të qytetëruar, ndërsa veshja e tij është stoike, ashtu siç ishte paraqitja e tij dinjitoze.
Në sfondin e kompozimit është godina madhështore e UT-së, ndërsa në anë të kompozicionit qendror janë piktura me motive nga 30 libra, të cilët simbolizojnë 30 vjetët e Universitetit të Tetovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zëvendëskryeministri Arben Fetai mbajti një fjalim në Konferencën me rastin e Ditës së Nëpunësve Publikë dhe Shërbimeve Publike
- Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet kinezja, në kërkim një tjetër
- Bajram Rexhepi: Me votat e VLEN-it dhe urdhër të VMRO-së, sot në Kuvend, u shfuqizua Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve
- A mund ta sulmojë Irani Shqipërinë? Eksperti shpjegon hartën: Rrezja e raketave…
- Qoku: ‘One Stop Shop’ edhe në Tabanoc, mërgata jonë e meriton këtë ndryshim!
- Sela: Ligji NUK KALON
- Punëtorët e sigurimit largohen nga QKUK, Osmani: Policia merr përsipër sigurimin
- Temperatura deri në 40 gradë, nga nesër valë e të nxehtit me indeks UV 9
- “E humbën jetën 9 anëtarë të familjes sime”, rrëfimi i veteranit për masakrën e Qyshkut (VIDEO)
- Andonovski: Çdo fillim është i vështirë. E trashëguam gjendjen duke filluar nga minusi – nga kaosi