Seksioni i aktiviteteve të zbatuara të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” në 2024

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në takimin final të Bordit Menaxhues të projektit shumëvjeçar “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”, i cili shqyrtoi aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar dhe shënoi përfundimin e Projektit.

Zëvendësministrja theksoi se zbatimi i suksesshëm i Projektit, aktivitetet e të cilit janë zbatuar që nga viti 2017, tashmë ka nxitur ndryshime në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në nivel rajonal, pra në nivelin e pellgut lumor. Ai gjithashtu përshpejtoi procesin e transformimit nga një reagim i thjesht reaktiv ndaj përmbytjeve në një menaxhim integral dhe sistematik të rreziqeve, cenueshmërisë dhe ekspozimit të komuniteteve.

Rajoni i Pollogut ka një histori të fatkeqësive të forta natyrore, të cilat në vitin 2015 dhe 2016 rezultuan me dëme të mëdha materiale që vlerësohen në rreth 20 milionë euro dhe humbje të disa jetëve në fshatin Shipkovicë. Rrjedhimisht, ndër të tjera, në kuadër të Projektit kemi ndërhyrë duke zbatuar masa për mbrojtjen strukturore dhe bioinzhinjerike nga përmbytjet në fshatin Shipkovicë.

Gjithashtu, u hartuandisa studime dhe plane për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, si Studimi në lidhje me opsionet alternative për menaxhimin e sedimenteve në Basenin e Vardarit të Sipërm dhe Plani i Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet në Basenin e Vardarit të Epërm, ku janë vendosur prioritetet dhe investimet e masave zbutëse dhe elasticiteti ndaj rrezikut nga përmbytjet në nivel pellgu.

Trajnimet e mbajtura për ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe institucioneve përkatëse, sipas Lashkoskës, janë me përfitim të madh, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me fatkeqësitë e reja të mundshme natyrore, veçanërisht me vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut.

– Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte e përfshirë në mënyrë aktive gjatë gjithë realizimit, sepse projekti është i një rëndësie jetike për popullatën e këtij rajoni dhe për vendin në përgjithësi. Po ashtu kemi arritur të mbështesim financiarisht disa aktivitete siç janë aktivitetet në pellgun e Vardarit të Epërm-Jegunovcë dhe Vardarit të Epërm-Gostivar, si dhe kemi dhënë kontribut kombëtar në masat intervenuese në Shipkovicë- shtoi zëvendësministrja.

Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ullmann dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorijan.

Projekti financohet nga Qeveria e Zvicrës, dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.