Rrjet tunelesh nën pallatin presidencial, rebelët sirianë gjejnë bunkerin sekret të Assadit! (Video)

Rebelët sirianë deklaruan se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën. Assad u detyruar ikte nga Siria duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

Pas marrjes së kontrollit, rebelët bastisën pallatin e Assad. Brenda pallatit u gjetën, makina luksoze me vlerë miliona dollarë.

Gjatë kontrollit, rebelët gjithashtu gjetën një rrjet tuneli i cili të dërgonte në një bunker të nëndheshëm i cili ishte i pajisur me të gjitha asortimentet e nevojshme për t’i mbijetuar një sulmi në pallat. Siç shihet edhe në video, Assad duket se e ka përdoru bunkerin për të fshehur sende me vlerë të cilat mesa duket i ka marrë para se të arratisej.