Rrëzimi i avionit me mbi 120 viktima në Korentë Jugut/ Shefat e kompanisë dalin në publik me kokë ulur!

Drejtori i Përgjithshëm i linjës ajrore Jeju Air, avioni i të cilës u rrëzua duke shkaktuar 122 viktima në Korenë e Jugut u ka kërkuar publikisht falje familjarëve të viktimave të aksidentit.

Në një konferencë të shkurtër për media, Kim E-bae dhe shefat e tjerë të kompanisë u shfaqen me kokat ulur.

Ai tha se prioriteti kryesor tani është mbështetja për familjet e viktimave.

“Ne në Jeju Air ulim kokën në shenjë falje për të gjithë ata që u dëmtuan në këtë incident në aeroportin Muan”, thuhet në deklaratën, e cila është përkthyer në anglisht.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur incidentit. Na vjen keq për shqetësimin.”

Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, por mediat lokale raportuan se mund të jetë shkaktuar nga hyrja e zogjve në sistemin e avionit.

Kjo përplasje është aksidenti i parë fatal në historinë e Jeju Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët të Koresë së Jugut, e cila u krijua në 2005.

Po ashtu mediat vendase raportojnë se incidenti është një nga më vdekjeprurësit në Korenë e Jugut.