Ronaldo zbulon planet e tij kur të pensionohet nga futbolli

Reprezentuesi portugez, Cristiano Ronaldo, sulmuesi i klubit saudit Al-Nasr, ka folur së fundmi për shumë gjëra interesante, duke treguar edhe për atë se çfarë do të bëjë pas pensionimit nga futbolli.

Ronaldo mori çmimin Lojtari më i Mirë në Lindjen e Mesme, të dhënë nga Globe Soccer, gjatë ceremonisë së mbajtur këtë të premte në mbrëmje.

Pasi mori çmimin, legjenda e futbollit deklaroi: “Liga Premier është liga më komplekse në botë. Të gjitha ekipet janë të mira. E thashë këtë pak më shumë se një vit më parë”.

🚨 “Vinicius Jr deserved the Ballon d’Or”, says Cristiano Ronaldo. ✨

Ai shtoi: “Problemi në Manchester United nuk është trajneri. Është si një akuarium. Nëse ka një peshk të sëmurë, ju e hiqni atë dhe e zgjidhni problemin, por nëse e vendosni përsëri në akuarium, ai është ende i sëmurë dhe problemi mbetet”.

Ai vazhdoi deklaratat e tij: “Problemi është shumë më i thellë në Manchester United. Ndryshimi i trajnerëve nuk mjafton për të zgjidhur krizën”.

Ai shtoi: “Nëse bëhem pronar i klubit, do t’i bëj të qarta gjërat dhe do të ndryshoj atë që mendoj se është e keqe atje. Unë jam ende shumë i ri. Kam shumë plane dhe ëndrra në të ardhmen, por më besoni se do ta bëj. Do të jem pronar i një klubi të madh”.