Ronaldo sërish godet Unitedin me deklaratën e tij

Cristiano Ronaldo e ka paraqitur veten si personi i cili mund të rregullojë problemet e vazhdueshme të Manchester United teksa diskutoi për ambiciet e tij për t’u bërë në të ardhmen pronar i ndonjë klubi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i cili luan në Arabi tek Al-Nassr, ka qenë një kritikues i madh i Unitedit, gjatë kohës sa ishte pjesë e tyre dhe pas largimit.

Në një intervistë me Rio Ferdinand në shtator, Ronaldo kishte thënë se klubi duhet të rindërtohet nga fillimi pas një sezoni të dobët nën urdhrat e Erik Ten Hag, i cili më vonë u shkarkua.

Tre muaj më vonë duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards, 39-vjeçari u pyet sërish për problemet e ish-klubit të tij dhe përgjigja që dha ishte interesante.

“E thashë këtë para një viti e gjysmë dhe do të vazhdojë ta them. Problemi nuk është te trajnerët, ka më shumë se kaq”.

I pyetur nëse ndihet ende në këtë mënyrë, Ronaldo sugjeroi se ai do të bënte ndryshime të mëdha tek klubi në rast se do të bëhej pronar.

“100 për qind. Nëse do të isha pronar i klubit, do të bëja gjërat e qarta dhe do të përmirësoja çfarë mendoj që është keq atje”.

“Jam ende shumë i ri. Unë kam shumë plane dhe ëndrra përpara. Kujtoni fjalët e mia, do të bëhem pronar i një klubi të madh, sigurisht”, ka thënë Ronaldo.