Ish-Presidenti i rrëzuar i Sirisë shfaqet në rrugët e Moskës me bashkaëshorten
Pasi ish-presidenti Bashar al-Assad u largua nga Damasku pas ofensivës së rrufeshme nga rebelët sirianë, në rrjetet sociale qarkullon një foto e tij dhe bashkëshortes. Në foto tregohet momenti kur Assad ka mbërritur atje bashkë me familjen e tij ndërsa shihet i shoqëruar edhe katër burra.
Rusia, e cila thuhet se i ka dhënë azil Asadit dhe familjes së tij në Moskë, ka thënë se bazat e saj ushtarake në vend janë në gadishmëri të lartë. Më herët kishte shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asadit pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje. Moska ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar Sirinë, sipas Dmitry Polyansky, zëvendës ambasadori i saj në OKB.
Ndërkaq sulmet u raportuan mëngjesin e së hënës në Damask ndërsa mbetet e paqartë se kush i kreu sulmet. Mediat shkruajnë se rebelët kanë liruar dhjetëra gra në burgun famëkeq Saydnaya, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vrarë. Ekipet e shpëtimit dhe të afërmit e njerëzve të zhdukur me forcë në Siri janë duke kërkuar për të dashurit e tyre në burgun famëkeq Sednaya në Damask.
Një shtetrrethim është shpallur nga rebelët, ndërsa qetësia mbizotëron në Damask me dyqane të mbyllura dhe rrugët në qytet kryesisht bosh.
Tanimë rebelët përballen me një detyrë të rëndësishme për të rindërtuar dhe drejtuar një vend pas një lufte që la qindra mijëra të vdekur, qytete dhe një ekonomi të shkatërruar nga sanksionet globale.
Kryeministri Mohammed Jalali, ka bërë të ditur se është i gatshëm të takohej me Golanin dhe të siguronte ndihmë për transferimin e pushtetit. Liderët botërorë shpresojnë se stabiliteti mund të ruhet në Siri pasi regjimi i ish-presidentit Bashar al-Assad u përmbys nga rebelët.
Fundi i sundimit të Asadit ishte një goditje e madhe për Iranin dhe përfaqësuesit e tij, tashmë të dobësuar nga konflikti me Izraelin. Irani ka bërë të ditur se janë sirianët që duhet të vendosin të ardhmen e tyre “pa ndërhyrje të huaj”.