Është arrestuar Hajredin Kuçi.
Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, raporton Paparaci.
Kuçi është arrestuar sot në mëngjes në shtëpinë e tij, kanë bërë të ditura burime të Paparacit.
Ai dyshohet për të njëjtat vepra penale sikurse ish-këshilltari tjetër i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, po ashtu i arrestuar mëngjesin e sotëm. Ata dyshohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.