Prishtina shijon orët e fundit të vitit 2024 – atmosferë magjike edhe më 31 Dhjetor

Qytetarët e Prishtinës po i shijojnë orët e fundit të vitit 2024 në sheshet e kryeqytetit në atmosferën magjike të festave të fundvitit.

Në tri sheshe të ndryshme gjatë gjithë muajit kishte performanca të ndryshme ku secili e ka gjetur veten në shesh, qoftë fëmijët, familarët apo edhe të rinjtë.

Derisa një natë më parë atmosferën në kryeqytet e ndezën Ledri Vula dhe Era Istrefi natën e sotme i është dhënë hapësirë bendeve të reja.

Të kënaqur më atmosferën në kryeqytet janë shprehur edhe qytetarët si dhe turistët.

Unë jam këtu vetëm për vizitë për vitin e ri, vij nga Turqia. Më pëlqen Prishtina, atmosfera këtu fantastike ndërsa kemi rezervuar që ndrrimin e motmoteve ta kalojmë në një restoran.

Performancat do të vazhdojnë edhe gjatë javës me Kidën, Elinel, Cozman, Ermal Fejzullahun, Capital T etj.