Prej të gjitha modeleve të Demokracisë më i miri dhe më origjinali është ai substanciali ndërsa më i keqi ai Elitari

Ejup Berisha

Në përditshmëri ka shumë gjëra dhe sende të cilat u duhen dhe u gjenden në jetë qytetarëve. Disa prej tyre por më të ralla janë origjinalet e shumica e tyre janë kopje të tyre. Gjërat origjinale janë më të bukura dhe më të vlefshme por janë shumë të shtrenjta për ti blerë dhe për ti poseduar qytetarët. Prandaj këto nuk mund ti ketë çdo kush. Ndërsa gjarat kopje janë më të lira e me këtë rast edhe më të shpeshta. Por të njëjtat i kanë dy mangësi pra këto janë më pak të bukura dhe më me pak vlerë. Edhe në politikë ka fenomene origjinale dhe imitime apo fenomene të kopjuara politike. Do të theksoj se fenomen më shpesh i kopjuar politik është Demokracia. Kështu prej të gjitha modeleve të Demokracisë ai substanciali apo burimori është modeli më origjinal i saj apo ai që i knaq nevojat qensore dhe jetike të qytetarëve. Variantet e tjera apo modelet e shumta të cilat kanë dal prej saj janë kopje më të zbehta të Demokracisë. Lirishtë mund të thuhet se prej modeleve të tjera të demokracisë Modeli i demokracisë elitare është më i keqi variant i mundëshëm i demokracisë. Ky jo në aspekt teorik por më shumë në aspekt praktik gjatë zbatimit të tij praktik. Kjo për shkak të keqpërdorimeve dhe manipulimeve të cilat i bëjnë disa elita politike.
Këto keqpërdorime dhe manipulime i e kanë bërë dhe e bëjnë elitat politike të shteteve me nivel më të ulët të demokratizimit të shtetit. Domosdoshmërishtë duhet theksuar se demokracia elitare kur zbatohet keq dhe mbrapshtë nuk është vetëmse kopje e zbehtë e demokracisë por është surogat i saj.
Emri Demokraci ka gjithsej nëntë shkronja dhe të gjitha këto atë e prezentojnë në mënyra të ndryshme.
Në demokracitë origjinale shkronjat e saj japin fjalë me kuptime më të bukura dhe më pozitive.
Psh shkronja e parë D e jep kuptimin Drejtësi, shkronja e dytë e nëse fjala përkthehet nga disa gjuhë të jashtme e ka kuptimin Barazi, shkronja M e jep kuptimin e mirqenies së përgjithëshme, shkronja O e jep kuptimin e Organizimit të mirë ashtu siç duhet të jetë politika në një Demokraci të mirëfilltë apo origjinale, shkronja K e jep kuptimin e koordinimit apo dhe të konsnzusit
ashtu siç duhet të jenë veprimet dhe punët e institucioneve shtetërore dhe të njerëzve në një shtet të vërtetë demokratik, shkronja R e ka kuptimin e rendit dhe të rregullit. Me Demokracinë duhet të sigurohet rend dhe rregull në shtet dhe në shoqëri, shkronja A e ka kuptimin se duhet të luftohet sa më tepër anarkia në shtet dhe në shoqëri. Anarkia duhet të luftohet sepse është pengesë kryesore e rendit dhe rregullit, shkronja C e ka kuptimin e eliminimit të centralizimit të pushteteve dhe zbatimit të procesit të decentralizimit. Ky i fundit është faktor i rëndësishëm i demokratizimit të shtetit. Për dallim prej faktit se shkronjat e demokracisë japin kuptime të bukura në demokracitë e mirfillta një gjë të tillë nuk e bëjnë shkronjat e demokracisë në shtetet dhe në shoqëritë me demokraci vetëmse formale

Psh shkronjat e Demokracisë në këto shtete dhe shoqëri nëse të njejtat shtjellohen i japin këto kuptime të mbrapshta
Shkronja e parë e jep kuptimin
D-diktaturë, shkronja e dytë
E-elitarizem, shkronja e tretë
M-ireqenie vetëm për politikanët dhe për askend tjetër, shkronja e katërt O e jep kuptimin Oligarki e pesta
K-omunizëm e gjashta R rend dhe rregull i kontrolluar nga pushtetarët, shkronja e shtatë A-anarki shkronja e tetë C- cinizëm dhe shkronja e
nëntë e jep kuptimin e Iracionaliteteve që egzistojnë nëpër disa shtete dhe shoqëri me nivel tejet të ulët demokracie. Prandaj prej të gjitha modeleve të demokracis zgjedhni ato
të mirfilltat dhe origjnalet sepse me to eliminohen keqpërdorimet dhe manipulimet nga ana politikanëve. Uji është më i pastër dhe më i ftohët nga burimi me i ngrohet dhe më i papastër kur rrjedh nëpër gypa rrjedhës.