Porti i Durrësit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, pezullohet lundrimi për mjetet e tonazhit të rëndë
Këtë të shtunë, moti keq me reshje të dendura të shiut, ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit.
Në kushte të tilla atmosferike, është pezulluar lundimi për mjetet e tonazhit të vogël, duke përfshirë edhe peshkarexhat.
Ndërsa linjat e trageteve me Italinë kanë vijuar pa probleme. Tragetet Bari-Durrës, kanë lundruar normalisht.
Ndërkohë, veprimtaria e flotës së peshkimit pritet t’i kthehet normalitetit në fillim të javës së ardhme, pasi moti parashikohet të përmisohet të dielën.
Kapiteneria e portit të Durrësit bën me dije se forca e detit është 5-6 ballë, ndërsa era fryn nga juglindja.
Pasdite era parashikohet të ndryshojë drejtim e të fryjë nga veriu, duke sjellë dhe rënie të temperaturave.