Policia e ka paditur 37 vjeçarin nën dyshimet se ka blerë vota në zgjedhjet e fundit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar padi ndaj 37 vjeçarit nën dyshimet se ka kryer blerje të votave në zgjedhjet e fundit.

“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit S.M. nga Kriva Pallanka për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”. I akuzuari në maj të vitit 2024, një grupi më të madh të qytetarëve i ka dhënë dhurata në vlerë prej 130 500 denarë”, raportoi Policia.

Policia vlerësoi që këto mjete janë shfrytëzuar me qëllim të që ndikohen në të drejtën e votës, ndërsa nga një pompë e benzinës ka marrë 25 kuponë në vlerë 500, 1000, 1500 dhe 2 000 denarë për blerjen e derivateve.