Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në rrugë me borë dhe ngrica

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve të borës.

Shoferët këshillohen të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes automjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica, transmeton Klankosova.tv.

Apeli vjen si masë parandaluese për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë në trafik.