Për 8 orë nga pika kufitare “Tabanoc” kanë hyrë rreth 20.000 shtetas të Maqedonisë

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për më pak se një ditë kanë hyrë mbi 26.500 qytetarë, prej të cilëve afro 20.000 shtetas të Maqedonisë, informuan sot nga MPB. Mërgimtarët nga Maqedonia filluan të kthehen në shtëpi për të kaluar pushimet me më të dashurit e tyre.

“Në VK “Tabanoc” në periudhën nga mesnata e së shtunës deri në orën tetë të dielën kanë hyrë 26.623 persona, prej të cilëve 19.520 shtetas të Maqedonisë,” kumtoi MPB. /TV21