Pas sulmit të fundit në Ibër-Lepenc, Osmani zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndëkombëtarë
Pas sulmit të fundit që ndodhi të premten e kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndërkombëtarë.
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes për RTV21 ka konfirmuar se Osmani përveç përfaqësuesve të shumë vendeve mike, diskutoi edhe meSekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me liderë e partnerë ndërkombëtarë pas sulmit të fundit terrorist që ka targetuar infrastrukturën vitale në vend. Përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, ajo bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe zv. Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien”, ka thënë Kupina.
Ai ka shtuar se Osmani i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc.