Pamje nga incidenti në Ferizaj ku tre policët ushtrojnë dhunë ndaj një të arrestuari (VIDEO)

Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi suspendim ndaj tre policëve në rajonin e Ferizajt, pas një incidenti dhune ndaj një të arrestuari.

Mbi këtë rast, janë publikuar edhe pamje të aktit, ndërsa shihen zyrtarët policorë, duke ushtruar dhunë ndaj një të dyshuari të arrestuar, transmeton klankosova.tv.

Veç pamjeve, Sinjali solli edhe emrat e policëve të suspenduar: Adnan Qerkini, Adnan Ademi dhe Sakip Lubishtani.

Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin kompetent.