Nuk ka rigjykim për rastin “Alfa”! Reagon Agim Islami: 17 vite robëri, mos harroni se ka Zot!

Gjykata Themelore Penale ka refuzuar kthimin në rigjykim të rastit “Alfa”, ndër të cilët eshtë i privuar nga liria dhe Agim Islami.

Islami i revoltuar për këtë vendim shkruan në Facebook se ndonëse ky vendim i padrejtë sipas tij është nënshkruar në fillim të muajit nëntor, ai informacionin e ka marrë sot më datë 18 dhjetor, me të vetmin qëllim që të skadojnë afatet e lejuara për ankimim të vendimit në Gjykatën e Apelit.

Islami shkruan se lufta e tij për drejtësi do të vazhdojë edhe më tutje, teksa ka përmendur dhe politikanët që premtuan drejtësi dhe liri për rastin Alfa.

Reagimi i plotë:

Pěrshendetje Dashamirě

Po ju informoj se Gjykata e kěty shtetit tě Padrejtě dhe tĕ koruptum me besueshmeri 2%,pas 2 vitesh pritje tě njě vendimit pozitiv kanĕ vendosur Negativ pěr Rigjykim tě Rastit dhe Lirimin timě.

Vendimi ěshtě marě 07 11 2024,dhe ka afat ankese prej 3 ditesh,sot ěsht 18 12 2024 kaně pritur qě tě kaloj afati per Ankimimin e vendimit ne Apelaci,

o Manipulator njě ditě tě gjithě do te perfundoni nĕ Burg.

Arsyetimi i vendimit Negativ eshtě bazuar se: Maqedonia nuk ka Ekspert ně byron pěr ekspertis tĕ Maqedonis qě tě jape mendim pěr ekspertizen e běrě jasht shtetit toně,dhe nuk pranohet ekspert tě Licensuar nga shtetet tjera qě ta bĕjn atĕ.

Kjo i bjen ne qoft se maqedonia nuk ka hirurg mjek pěr tě ta shpetuar jeten duhet te vdesish se nuk pranohet mjek nga jasht shtetit.

E kam ditě se prej ktyre shovinistave nuk pritet Drejtěsi,por me habit fakti se kta Shqiptart tonĕ qě kan marě vota nga Rasti Afa si e perballojn ket Padrejtěsi qě me behet qe 17 vite.

Mos haroni se ka Zot o ju Politikan qĕ premtuat drejtesi dhe Liri.

Lufta pěr Drejtěsi vazhdon ,nuk perkulem as nuk dorzohem asnjeher!!

Eshtĕ njĕ thenje e vjeter e Bariut,mua nuk me vjen inati pse mi ka hěnger uki Delet,por ma shumě me vjen inati kur i shofě qent e mi duke henger bashkě me to.

Liri pě Rastin Alfa

2008/2024…

17 vite ně Roběri