Skender MULLIQI
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po afrohen.Kurreshtja e shumicës është se cili subjekt do të jetë fituesi i garës zgjedhore.Gjithashtu shumica e kan mendjën se çfarë do të sjellin këto zgjedhje , kur shimica prej tyre deri më sot, pos zgjedhjeve të fundit
nacionale që sollen më shumë ta arritura, nuk i plotësuan kërkësat e qytetareve prej të cilëve dhe e morën voten elektorale.Është elaboruar shumë herë deri më sot, se nuk kishim pushtete të mirëfillta dhe as politikan të nivelit , këtu mendoj jo të gjithë.Elektorati
duket se ka një vetëdijësim më të madh, se për kënd të votohet.Duhet një kujdes i shtuar ndaj atyre që kan gojën plot ndryshime në hava, dhe e kan plot gojën Kosovë. Kjo natyrishte se nuk mjafton , nese nuk përmbushen obligimet e zotuara, jo të mbesen të fushtës
elektorale.Të gjithë ndoshta mendojnë se është e njejta gjë, por shumë e rëndësishme është të njohësh atë që është nga e njejta gjë-të vërtetën.Patriotizmi është bërë një term fitimprurës tregu, i varur nga oferta dhe kërkesa.E këto oferta janë bërë zgjedhjet
nacionale dhe zgjedhjet locale.Nuk i kushtua dhe nuk po i kushtohet shumë rëndësi zgjedhjës se problemeve ekzistenciale, dhe pjesës së varfër të popullatës që nuk është e vogël .Është mirë që të mbrëtërojë logjika të votohen më të mirët, edhe pse të drejtën
më thënë, elektorati nuk kan shumë solucione , sepse janë që 24 vite partitë e njejta, nuk ka ndonjë subjekt të ri intelektualësh të mirëfilltë për të cilët do të ishin përcaktuar.Nga kjo skenë politke e hallakatur, mendojë se klasa e re politike në pushtet,
meritom vemendje më të madhe të votuesve më 9 shkurt. Mjaftë janë votuar ata kandidatë të cilët mund të quhen”shtytës’, e të cilët nuk i duhen kësaj shoqërie e cila shumë ka stagnuar pikërishtë për fajin e tyre. Në skenën publike –gojën plot Kosovë-patriotizmi
paraqitet si emocione patetetike ndaj atdheut që askush nuk guxon ti sfidojë.Duket se qytetarët janë ngopuar më ata që kanë marrë si dhuratë një pozicion që nuk e meriton as nga cilësitë profesionale dhe as morale.Kjo sikur nuk i ka shqëtësuar ata, por që
natyrisht është shqetësuese për shumicën. Patriotizmi , në kuptimin origjinal , duhet të jetë diqka tjetër, por më kusht që ky kuptim mos të zhvlerësohet deri në karikaturë. Heronjë të vertëtë të Atdheut natyrishtë se janë ata që kan luftuar, por që kjo duhet
të tregohet edhe në kushte të paqës, duke ju kundërvënë çdo të keqë, e jo duke e përqafuar ate.Vendi kërkon njerëz të guximshem, sakrifikues dhe më moral të lartë.Kosova e sotme jo më të arritura të pritura ,është shumë e përqarë , për poste e pushtet, së
sa për shtet dhe mirëqenje të përgjithshme.Kosova është vendi që u krijua me çmimin e jetës.Kosova duhet të lidhet më patriotët e vërtetë që natyrisht ekzistojnë.Nuk duhet të lejohet që dikush të rrënojë themelet e shtetit të fituar më sakrifica të mëdha.
Njerëzit e politikës duhet të mendojnë shumë kur e përmendin emrin- Kosovë të pavaruar, se ka konotacion shumë të qmueshem, nuk ka lojë më gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit.Atdheu dhe Kombi janë mbi të gjitha.Thënë të drejtën politika shumë na vodhi
shtetin që ëndërruam më dekada dhe duhet të kishim arritur. Idealet e shumë atdhetarëve të burgosur në shtetin e mëparshem të ish-Jugosllavisë, dhe të luftës se fundit çlirimtare nuk është e lejuar të nëpërkëmbën.Ata e donin atdheun e tyre më shpirt dhe zemer,
nuk luftuan për parti politike. Garën po e bëjnë sot të gjithë në emer të tyre. Nuk është shfrytëzuar gjithë kapitali njerëzor e materjal për të krijuar një shtet modern evropian më demokraci të avansuar dhe më prosperitet ekonomik shumë të nevojshem për
rimkëmbjën e një luftë të shkatërruar të vendit nga Serbia fashiste. Ka të arritura , por që ato nuk janë në përputhje më kërkesat dhe nevojat tona, e janë të gjitha predispozitat.Njerëz të maskuar nuk ishte dashur të kalojnë në zgjedhjet e radhës në shkurt
të vitit 2025. Ata i pengojnë brezat e rinj që të evropianizojnë politikisht dhe ekonomikisht Kosovën.Korrupcioni dhe krimi që lulëzuan për shumë vite si dhe katastrofa demografike ku më mijera e kan braktisur Kosovën, duhet të vihen në suaza të normalitetit.Grabitja
e pronës shoqërire, e ka qitë përtoke Kosovën e pas luftës, këtë gjë nuk duhet harruar asnjehërë votuesit zgjedhjeve pranverore.Të luftohet për Kosovën dhe për patriotizmin sublim, e jo të përseritet si pretekst sa për të ardhur në pushtet…