Një person gjendet i vdekur në një mjet të transportit publik në Veles

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Veles, dje në ora 6:40, u raportua se në një mjet të transportit publik në Veles ishte gjetur i vdekur një 60-vjeçar, S. S., nga Velesi.

Siç informoi sot Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles, një mjek nga Ndihma e Shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja dhune. Prokurori publik u njoftua, ndërsa një ekip hetimor nga SPB Veles kreu këqyrjen.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.