Një foshnjë shtatë muajsh ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Një foshnjë shtatë muajsh ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, njofton jozyrtarisht “Fokus”. Sipas informacionit të disponuar, foshnja ishte dërguar në klinikë dhe ishte kthyer përsëri, dhe ka pasur dyshime për pnemoni. Rasti është nën hetim për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexel Memedi, e konfirmoi informacionin.

„Është e vërtetë. Foshnja shtatë muajsh ndërruoi jetë në klinikë mbrëmë. Kishte një sindrom dhe disa organe të dëmtuara, çka ka shkaktuar përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes“, theksoi Memedi.

Megjithatë, ai theksoi se çështja më shqetësuese për një spital të këtij kalibri është kur fillon të rritet numri i vdekjeve. Fakt është se në çdo institucion shëndetësor, qoftë publik apo privat, ndodhin vdekje, dhe ka shumë arsye për këtë. Mjekët nuk janë të pakufishëm, por kur shifrat negative rriten, duhet të ndizet alarmi i kuq. Vetëm në një periudhë prej një muaj e gjysmë, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve kanë vdekur pesë fëmijë.