Një fëmijë mes 11 viktimave në Magdeburg, të paktën 15 të plagosur rëndë

Website i qytetit të Magdeburgut ka publikuar shifrat më të fundit të viktimave dhe të plagosurve nga ngjarja që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve, ku një makinë me shpejtësi mori përpara turmën.

Sipas njoftimit të përditësuar rezulton se aktualisht janë 11 viktima të konfirmuara dhe 15 persona “të plagosur rëndë”. 37 persona të tjerë janë lënduar në masë të moderuar dhe 16 janë plagosur lehtë.

Aktualisht janë në aksion në Magdeburg 100 zjarrfikës me tre brigada profesionale dhe katër brigada vullnetare.

Ndërkohë, kryeministri i shtetit Saksoni-Anhalt, Dr Reiner Haseloff ka thënë në një dalje për mediat se një nga dy të vrarët ishte një fëmijë i vogël.

“Kjo është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të imagjinohet. Kjo është një gjë e rëndë dhe e tmerrshme. Aktualisht jemi në proces të mbledhjes së të gjitha provave të mëtejshme dhe marrjes në pyetje. Sipas informacioneve aktuale, ky është një autor individual, kështu që nuk ka më asnjë rrezik për qytetin, sepse ne arritëm ta arrestonim atë”, tha Hasselhoff.