Nisën romancën rreth 1 muaj pas ndarjes së futbollistit nga Era Istrefi, kush është modelja në krahët e Amir Rrahmanit
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka nisur një histori të re dashurie me modelen Drita Stumbllën. Kjo romancë e re vjen pasi muaj më parë u nda nga këngëtarja e njohur Era Istrefi.
Dyshja duket se janë bashkë dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në TikTok. Ata shihen së bashku teksa dalin nga makina. Mirëpo, çifti ende nuk e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare. Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i dhanë fund lidhjes së tyre.
Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, mbyllën atë raport tërësisht në qetësi. Por pak vite më parë, Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin. Fillimisht u aludua se dy të rinjtë ishin në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikë asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në Instagram.
Megjithëse këto spekulime asnjëherë nuk u konfirmuan, shpejt qarkulloi edhe lajmi për ndarjen e tyre. Për këtë gjë ka reaguar bukuroshja përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk mund të përfundohet diçka që as që ka nisur.
“Nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, është mbishkrimi i një fotografie.
“Mjaft më me thashethemet e çmendura dhe të ulëta”, shkruan në një tjetër përshkrim. Më pas Drita e ka bërë vetë publike një histori dashuri me biznesmenin e mirënjohur kosovar.
Por duket se të gjitha këto histori tashmë i përkasin të shkuarës dhe Drita ka rigjetur sërish dashurinë, këtë herë në krahët e Amirit. Derisa çifti ka filluar të publikojë foto dhe video së bashku, duket se gjërat mes tyre janë bërë serioze.