New York Times: Grenell përpiqej të siguronte njohjen e Kosovës nga Serbia në fund të 2020, por negociatat dështuan
New York Times raportoi se Richard Grenell, gjatë periudhës kur shërbeu si emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, tentoi të sigurojë njohjen e Kosovës nga Serbia në fund të vitit 2020.
“Në fund të 2020, i etur për një fitore diplomatike në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, Trump emëroi Grenellit për ta bërë Serbinë ta njohë shtetësinë e Kosovës, një vend me shumicë shqiptare që deklaroi pavarësinë më 2008”.
“I bindur për ujdinë, Grenell propozoi riemërimin e rezervuarit industrial që ndan Kosovën dhe Serbinë si ‘Liqeni Trump’ për të memorialuzar arritjen e Trump. Por, negociatat dështuan”, shkruan NYT.