Ndërron jetë Fisnik Selimi, gjithë kohës luftoi për të drejtat e të verbërve

Edhe pse i ri në moshë, Fisnik Selimi ka ndërruar jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, ndërkaq ai në shoqërinë shqiptare njihet edhe si një ndër luftëtarët më të mëdhenj për personat me pengesa në të pamurit.

Fisnik Selimi adresimin e problematikave e bënte edhe nëpërmjet shoqatës Edu Lumina, e cila nuk ka një vit që është hapur.

Megjithatë, mbetemi me shpresën se qëllimi i tij jetësor – që personat e verbër të integrohet plotësisht në shoqëri dhe institucione, të jetësohet nga shokët e tij të kësaj shoqate.