Ndërron jetë 27-vjeçarja shqiptare në Itali: I shpëtoi aksidentit me makinë, por u përplas për vdekje nga një mjet tjetër pak minuta pas ngjarjes

Një 27-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë, në një aksident me makinë.

Sipas mediave italiane, shqiptarja është identifikuar si Adela Xhaferri. E reja, banuese në qytet, po udhëtonte si pasagjere në një makinë e cila për shkak të humbjes së kontrollit ka përfunduar jashtë rrugës.

Pavarësisht goditjes së fortë, as Adela dhe as shoferi, mik i viktimës, nuk pësuan pasoja të rënda.

Por, menjëherë pas aksidentit, teksa 27-vjeçarja ndodhej jashtë automjetit, ajo u përplas nga një makinë tjetër. Shoferi i këtij të fundit nuk ka pasur kohë për të shmangur goditjen dhe Adela nuk mund të bënte asgjë.

Djali që drejtonte makinën që i mori jetën 27-vjeçares pasi humbi kontrollin, doli negativ për alkool. Mediat italiane raportojnë se dhe ai ishte shqiptar, por identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur.