Në pikën kufitare të Qafë Thanës ka patur një fluks të lartë automjetesh duke krijuar radhë të gjata pritjesh. Raportohet se shkak janë bërë lëvizjet e shumta të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë.
Për të përballuar numrin e lartë të qytetarëve poicia shqiptare dhe ajo maqedonase po punojnë me orare të zgjatura.
Ndërkohë që gjatë gjithë këtyre ditëve punohet me 4 sportele në hyrje dhe dalje, duke shmangur kështu radhët e gjata.