Me një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, euroskeptiku dhe kritiku i mbështetjes evropiane për Ukrainën, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka kërcënuar hapur Kievin.
Në veçanti, Robert Fico thekson se nëse Zelensky zbaton angazhimin e tij dhe ndalon çdo transport të gazit rus nga tubacionet që kalojnë nga Ukraina në Evropë, atëherë “do të ketë tension të madh”.
Robert Fico në të njëjtin postim thekson se “nuk e kuptoj pse solidariteti duhet të jetë i njëanshëm” dhe vazhdon duke theksuar se mbështetja e Evropës për Ukrainën nuk justifikon qëndrimin e Kievit për çështjen shumë serioze të energjisë.
Euroskeptiku muaj më parë ra viktimë e një atentati nga një shkrimtar 71-vjeçar, i cili pretendonte se kishte qëlluar kryeministrin e vendit për shkak të rezistencës së tij të ashpër dhe kundërshtimeve për të mbështetur Ukrainën.