Mundësia e zhbllokimit të negociatave me BE, si dhe qëndrimet e vendit në lidhje me këto përpjekje në fokus të takimit Mickoski-Tusk

Kryeministri Hristijan Mickoski në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sonte në Bruksel është takuar me kryeministrin polak Donald Tusk, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e zhbllokimit të negociatave me BE-në, si dhe për qëndrimet e vendit në lidhje me përpjekjet e tilla.

“Kam pasur një takim me homologun tim, kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk. Diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me BE-në, mundësinë e zhbllokimit të negociatave me Unionin, si dhe qëndrimet tona në lidhje me përpjekje të tilla. Shkëmbyem mendime edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet BE-ja, për çështjen me Ukrainën, si dhe për shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim të thelluar mes dy vendeve mike”, publikoi në proflin e tij zyrtar në fejsbuk kryeministri Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në samitin.

Me samitib e BE-së kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, për herë të parë kryeson kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Kjo ngjarje tërheq vëmendjen e të gjithë publikut evropian dhe ballkanik, duke vendosur dialogun rajonal dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor si temë qendrore të diskutimit. Nën drejtimin e Koshtës, pritet që Samiti të sjellë dinamikë dhe vizion të ri në proceset e integrimit dhe të bashkëpunimit rajonal.

Nga 1 janari 2025, Polonia e ndërmerr presidencën me BE-në.