Muhammed, emri më i zgjedhur për fëmijët në Britani

“Muhammad” është bërë emri më i popullarizuar i fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, kanë zbuluar të dhënat nga Zyra e Statistikave.

Ky emër ishte në mesin e 10 të tjerëve të emrave të djemve që nga viti 2016, por tani ka kaluar më të preferuarin e mëparshëm, “Noah”. E, emri “Oliver” ishte i treti me radhë në renditjen e 2023-tës.

Te vajzat, emri “Olivia” mbeti më i popullarizuari për të tetin vit me radhë, ndërsa “Amelia” dhe “Isla” pas saj.

Në vitin 2023 lindën 4,661 djem në Angli dhe Uells e të cilët e morën emrin “Muhammad”.

Ndërkaq, emra të rinj që u futën në listën e top 100 emrave më të përdorur ishin Hazel, Lilah, Nevaeh dhe Raya për vajza, kurse Jax, Enzo dhe Bodhi për djemtë.