Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rastin e armëve të gjetura në Komunën e Haraçinës më datë 18.12.2024.
Gjatë bastisjes përgjatë rrugës lokale nga fshati Orllancë për në fshatin Nikushtak zyrtarët policor gjetën 9 pushkë automatike, 1 mitroloz dhe sasi të madhe municioni.
Në gjurmët e gjetura në armë Departamenti i Provimeve Forenzike ka përcaktuar se arma i përkiste personit me inicialet H.S (29) nga Kumanova, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Jozyrtarisht mësohet se është djali i Bajrush Sejdiut i cili më parë ka qenë i dënuar me burg.