MPB: Kallëzime Penale ndaj 12 policëve për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare”

Kallëzime Penale ndaj 12 policëve, të punësuar në stacionet policore të Haraçinës dhe Gazi Babës për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare” si dhe për “mashtrim në shërbim”.

MPB bëri të ditur se i denoncuari i parë si zëvendës-komandant në stacionin policor në Gazi Babë u ka mundësuar 12 policëve që në mënyrë të kundërligjshme të fitojnë të drejtën e pagesës së bonusit pa plotësuar kushtet. Me këtë, buxhetit të MPB-së i është shkaktuar dëm prej rreth 440 mijë denarë.

I akuzuari i dytë, si komandant në stacionin policor në Haraçinë, i akuzuari i tretë dhe i katërti si inspektorë në të njëjtin stacion, u kanë mundësuar shtatë policëve që në mënyrë të kundërligjshme të marrin bonus të pagës dhe me këtë e kanë dëmtuar buxhetin e Ministrisë për mbi 260 mijë denarë.

Ndaj policëve do të propozohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore.