Mickoski: “Urithët” që japin informacione do të shfaqen edhe për një kohë, por do të zbulohen dhe do të përgjigjen
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me aksionet e fundit të policisë për çrrënjosjen e grupeve kriminale, deklaroi:
“”Urithët” do të vazhdojnë të shfaqen edhe për një kohë, përderisa kemi recidivistë nga shtatë vitet e qeverisjes së mëparshme me Qeverinë dhe institucionet e koalicionit të kaluar. Por këta “urithë” do të zbulohen dhe do të nxirren nga vrimat ku fshihen dhe si minjtë, do të përgjigjen”.