Mickoski: Të gjithë ata jo punëtorë që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, nuk do të shkojnë më në punë dhe të marrin paga

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin „Click Plus” në TV21, deklaroi se në krahasim me më parë, me Qeverinë e tanishme ka më shumë disiplinë dhe punohet, ndërsa të gjithë ata jo punëtorë që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, nuk do të marrin më paga për mosangazhimin.

„Tani ka më shumë disiplinë dhe kërkohet punë. Të gjithë ata që janë të amnistuar politikisht dhe të privilegjuar nga çdo parti politike, të cilët nuk shkojnë në punë, por marrin paga, nuk do të shkojnë më në punë dhe nuk do të marrin më paga. Pa marrë parasysh nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë apo nga ndonjë etni tjetër.“, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se ose do të punojnë për pagën ose nuk do të punojnë dhe potencoi se brenda institucioneve nuk ka vend për shpërdorim të energjisë, kuadrove apo çfarë do gjëje.

Sa i përket perceptimit të qytetarëve për punën e Qeverisë, Mickoski theksoi se rritet kënaqësia nga puna e kësaj Qeverie, gjegjësisht se përqindja e qytetarëve të kënaqur është shumë më i madh krahasuar me qeverinë e mëparshme.

„Nëse krahasojmë këto gjashtë muaj të kësaj Qeverie dhe atë një vit më parë, me qeverinë e mëparshme, do të shihni se madje edhe shumica e shqiptarëve me koeficient 2 më të kënaqur se më parë, ndërsa në përgjithësi, qytetarët janë 3.5 herë më të kënaqur me këtë Qeveri sesa me atë të mëparshmen.“, deklaroi kryeministri Mickoski.