Mickoski: Shumica e tregtarëve po i kthejnë çmimet e produkteve në nivelin që ishin para rritjes

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se cilat janë informacionet e fundit dhe situatën aktuale pas inspektimeve të tregtarëve që kanë rritur çmimet e produkteve, informoi se shumica e tregtarëve po i kthejnë çmimet e produkteve në nivelin që ishin para se të ndodhte rritja.

„Sot në mëngjes kam biseduar me zotin Durmishi, ministrin e Ekonomisë dhe Punës, por dhe në dy ditët e kaluara kam marrë informacione nga Inspektorati Shtetëror i Tregut që shumica e tregtarëve po i kthejnë çmimet në nivelin që ishin para se të ndodhte rritja. Ata po e respektojnë paralajmërimin dhe kërkesën që e kemi drejtuar publikisht ndaj tyre. Pres që në periudhën në vijim kjo të vazhdojë, edhe pse në mënyrë të rregullt nga ana e Inspektorati Shtetëror të Tregut do të ndiqet situata nëse ka sjellje devijante nga ana e tregtarëve, do të merren masa”. Edhe pse masa e fundit që ka Qeveria në dispozicion është të vendosë përsëri kufizime ose limitime të çmimit. Por, në këtë moment, po shohim se shumica e tregtarëve e respektojnë atë paralajmërim dhe kërkesë,” deklaroi Kryeministri.