“Mirëdita edhe nga unë, gjithmonë kur njeriu bëhet pjesë e një fillimi kaq të bukur, natyrisht që nuk mund të fshehet kënaqësia.
Dëshiroj të shpreh fjalë lavdëruese, jashtëzakonisht lavdëruese për punën e kryetarit të komunës këtu në Komunën e Karbincit, këshilltarëve, Këshillit dhe administratës që mbështesin punën e tij, si dhe Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, e cila është pjesë e këtij projekti.
Me këtë, kushtet për fëmijët do të përmirësohen ndjeshëm në kuptimin pozitiv por edhe prindërit do të jenë të qetë sepse fëmijët e tyre do të jenë nën kujdes. Kapaciteti, siç dëgjuam, është rreth 50 fëmijë, një vlerë e shtuar për këtë zonë në Komunën e Karbincit.
Jam i bindur se do të vazhdojmë më tej me realizimin e projekteve, edhe pse deri tani kemi parë një zbatim të fuqishëm të programit të premtuar nga kryetari i komunës gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021.
Kemi projekte të reja që do të financohen nga Qeveria. Tani në janar dhe shkurt do të shpallet thirrje e re për projekte të reja dhe siç mësova nga kryetari i komunës, Komuna e Karbincit do të marrë pjesë me projekte të tilla. Mund të them me të vërtetë se gjërat po përparojnë. Ndoshta do të duhet kohë, por besoj se shpresa po kthehet ngadalë, por me siguri, dhe Maqedonia si shtet po fiton vendin që meriton.