Mickoski: Besimi i ulët në gjyqësor është tregues i qartë se qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e bërë

Nuk pajtohem me interpretimet e ekspertëve se është e kundërligjshme dhe antikushtetuese që për anëtarët e këshillit gjyqësor të kërkohet përgjigjësi përmes Kuvendit, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për shkarkimin e paralajmëruar të anëtarëve të Këshillit në shtëpinë ligjvënëse, pasi raporti për punën e këshillit gjyqësor mbeti i bllokuar, shkruan Alsat.

Sipas Mickoskit, qeveria do të punojë sipas Kushtetutës dhe ligjeve dhe sipas kërkesave të qytetarëve, ndërsa thotë se besimi i ulët në gjyqësor është tregues i qartë se qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e bërë.

“Tashmë publiku dhe qytetarët i vlerësojnë me besimin më të ulët. Nëse ne mendojmë se u shkojmë për shtati këtyre njerëzve dhe të qëndrojnë atje më gjatë dhe të zhytemi më thellë në moçalin politik, të mbërthyer në gjithçka që ata kanë bërë në të kaluarën, sepse ne kemi disa që nuk ekzistonin më parë dhe tani ata janë të shqetësuar dhe shfaqen në sipërfaqe, ne nuk kemi qëllim të tillë. Ne punojmë, siç thashë, në interes të qytetarëve, në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Dhe, po, do të dalin të tillë të ashtuquajtur ekspertë që do të interpretojnë kështu apo interpretojnë ashtu, por një gjë është e qartë, dhe këtë e thonë qytetarët pa mëdyshje se këta njerëz me besimin prej dy për qind nuk e meritojnë më atë rrogë që e marrin”, u shpreh Hristian Mickoski, kryeministër./