Mickoski: BDI po kërkon zgjedhje të parakohshme, sepse ato i sheh si fije kashte për shpëtim

“Zgjedhjet lokale do të jenë një provë e vërtetë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me kërkesat e vazhdueshme të BDI-së. .

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pikërisht për këtë temë, Mickoski theksoi se e kupton frikën e disa ish-zyrtarëve të BDI-së, të cilët zgjedhjet e parakohshme i shohin si fije kashte për shpëtim.

Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të Qeverisë VMRO-DPMNE dhe VLEN, integristët e BDI-së filluan me kërkesa për të reja, pasi akuzuan se, siç thonë ata, pushteti i Mickoskit nuk ka legjitimitet etnik, mesazhe këto janë bërë veçanërisht të shpeshta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për balancuesin, e më pas për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve pasi gjyqtarët kushtetues kanë paralajmëruar seancë përgatitore në mars për të diskutuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve me ekspertë juridikë.